Nga ky moment e më andej që të krijosh trup seksi me anë të dietës është shumë më vështirë!
Sipas ekspertëve britanik femrat mbi të 30-tatë nuk kanë pothuajse asnjë shpresë që të përshëndeten me kilogramët e mbledhura me anë të dietave. E vërteta e hidhur është se kalimin e viteve njerëzit nuk humbin, më saktë fillojnë të shtojnë kilogramë edhe dietat më magjike nuk janë në gjendje të neutralizojnë efektin e kohës.
Tingëllon shumë ekstreme, por deri te ky përfundim është ardhur në bazë të hulumtimeve shkencore të bëra mes 25 mijë femrave dhe meshkujve, shkruan Milingona. Rezultatet janë kategorike- nëse në vitet e mesme njeriu fillon të shtojë kilogramë, me kalimin e viteve kjo gjendje vetëm do të përkeqësohet, pa marrë parasysh dietat që i mban.
Sipas ekspertëve shpëtimi i vetëm në këto raste nuk janë dietat, por mënyra e shëndoshë e të ushqyerit.
Nëse ju i takoni grupit të njerëzve me mbi 30 vjet, me qëllim që ta fitoni luftën më kilogramët, mos u lëshoni në dieta rigoroze, por zgjidhni regjimin e shëndoshë të të ushqyerit! /Telegrafi/