Site icon Telegrafi

“Kur do të luash për Kosovën”? Pyetja që e la të shtangur Adnan Januzajn (Video)

Adnan Januzaj mund të jetë njëri ndër talentet më të mëdhenj në botë, por kjo nuk vlen kur e mohon dhe ia kthen shpinën vendit të lindjes.

Djaloshi nga Istogu, ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë fillimisht për ta përfaqësuar atë belge.

Por pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, atij iu kishte bërë kërkesa që ta vishte fanellën e Kosovës.

Edhe pse ka ende mundësi të zgjedh të luajë për vendlindjen e tij, Adnani si duket nuk do ta bëjë një gjë të tillë kurrë.

Ai në një intervistë ekskluzive për TV Lajm të Maqedonisë, ka mbetur i shtangur kur iu është bërë pyetja për Kosovën.

Përgjigjja e shkurtër e shqiptarit të Kosovës me pasaportë belge ishte ‘Nuk e di’, dhe iku duke u futur në autobusin e skuadrës së tij Real Sociedad.

Januzaj u fut në lojë për Real Sociedadin në pjesën e dytë në përballje me Vardarin ku skuadra spanjo0lle triumfioi me rezultat të thellë 0-6.

Januzaj iu bashkua skuadrës spanjolle pasi dështoi t’i tregoj aftësitë e tij tek Manchester United.

Adnan, ashtu si të do njeriu i jot i huaji nuk të do kurrë. Faleminderit që po turpërohesh nga vendlindja jote. /TV Lajm/Telegrafi/

Exit mobile version