Saga e evakuimit ka përfunduar, por ata që kanë mbetur mund t’ia kenë zili atyre që janë larguar, pasi që këta të parët nuk i pret një jetë edhe aq e lehtë.
Në fakt në rrjetet sociale është shfaqur videoja e bastisjeve të talebanëve që po i kryejnë nëpër kryeqytetin afgan – Kabul, transmeton Telegrafi.
Gazetari afgan Bilal Sarvari në profilin e tij në Twitter ka publikuar videon nga Kabuli ku talebanët kryejnë bastisje, futën nëpër shtëpitë e qytetarëve, ua lidhin duart dhe i fusin nëpër bagazhet e veturave – duke i dërguar në drejtim të panjohur.
Rasti i përmendur sipas këtij gazetari që gjendet në ekzil në Kanada, ka ndodhur në periferinë e Salang Vat. Megjithatë tani për tani nuk mund të precizohet nëse videoja është realizuar sot, dje apo ndoshta pardje.
Sidoqoftë, në video shfaqet momenti rrëqethës kur burrat e lidhur, talebanët i futin në bagazhin e një veture. /Telegrafi/
In Kabul city, Salang Watt. Their fate unknown. Hands tied and thrown into the trunk. How do Taliban officials answer for these unlawful detentions? pic.twitter.com/Q7x4guwkPU
— BILAL SARWARY (@bsarwary) September 13, 2021