Telegrafi

Kur Sheiku Rashid u pyet për të ardhmen e Dubait, ai e tha këtë mençuri!

Kohët e fundit nuk kemi dëgjuar asgjë më të mirë

Kur themeluesi i Dubait u pyet se si e sheh të ardhmen e vendit të tij, ai u përgjigj:

“Gjyshi im ka udhëtuar me një deve, babai im gjithashtu, unë ngas një Mercedes, djali im një Land Rover, nipi im gjithashtu do të ngasë një Land Rover, ndërsa stërnipi im ndoshta do të udhëtojë me një deve…”

Dëgjuesit u habitën dhe e pyetën: Pse?

Ka disa parime që gjithmonë përcaktojnë gjithçka, përcjell Telegrafi.

“Qe për çfarë bëhet fjalë: kohët e vështira krijojnë burra të fortë, burrat e fortë krijojnë kohë të mira, kohët e mira krijojnë burra të dobët, burrat e dobët krijojnë kohë të vështira.

Shumica nuk do ta kuptojnë atë, por prosperiteti në vendin tonë prodhon parazitë, jo luftëtarë”. /Telegrafi/