Edhepse shumica betohen se seksi për një natë është mjaft me pasion, shkencëtarët australianë vërtetojnë se më i mirë është kur është pjesë e lidhjes stabile, apo në martesë.
Në hulumtimi kishin marrë pjesë 40 vullnetarë – 20 që nuk ishin në lidhje dhe 20 të tjerë që ishin në lidhje, apo të martuar. Të anketuarit u ishin përgjigjur pyetjeve në lidhje me kënaqësitë seksuale që përfshijnë paralojën, vetë aktin seksual, orgazmën, si dhe periudhën pas përfundimit të seksit. Ishte vërtetuar se kënaqësi më të madhe në përgjithësi kishin ata që ishin në lidhje, apo ishin të martuar. Përgjigjet e tyre kishin treguar shkallë më të lartë kënaqësie.
Seksi është më i mirë kur është pjesë e dashurisë, sepse partnerët e njohin mirë njëri-tjetrin dhe dinë si reagon trupi i njërit dhe partnerit – tjetër. /Telegrafi/