Site icon Telegrafi

Kur paraja nuk është gjithçka, tre trajnerë të mëdhenj kanë refuzuar Newcastlen

Newcastle United është bërë me pronar të rinj dhe njëherit është skuadra më e pasur në botë.

Skuadra angleze ka kaluar në pronësinë e fondit arab PIF, ku pasuria e tyre është mbi 300 miliardë euro.

Megjithatë përkundër se tani ‘Laraskat’ janë klubi më i pasur në botë, ata nuk mund ta marrin cilindo trajner që duan.

Mediat angleze kanë raportuar se deri më tani tre emra të mëdhenj kanë refuzuar ofertën nga klubi anglez për ta marrë postin e trajnerit.

I pari në listën e tyre ishte trajneri italian Antonio Conte, por ai ka refuzuar, pasi dëshiron një klub më të madh ku do të fitojë më shpejtë trofe.

Ndërkohë trajneri i dytë që u kontaktua ishte Brendan Rodgers, por ai nuk ka pranuar të largohet nga Leicesteri për ta marrë postin e trajnerit te Newcastle.

Emri i tretë që ka refuzuar stolin e ‘Laraskave’ ka qenë legjenda franceze Zinedine Zidane, i cili iu ka thënë se nuk është i gatshëm të punojë në ‘St James Park’.

Tani sipas mediave angleze, Frank Lampard është favoriti kryesor për tu ulur në pankinën e klubit anglez dhe marrëveshja duket shumë afër. /Telegrafi/

Exit mobile version