Site icon Telegrafi

Kur papagalli i nduk puplat

Një nga arsyet kryesore pse shpezët i ndukin puplat e tyre është periudha e ndërrimit të puplave, me ç’rast paraqitet kruarje për shkak të rritjes së puplave të reja. Nëse është fjala për këtë, mos u shqetësoni, sepse vetëm duhet t’ia forconi ushqimin papagallit tuaj duke i shtuar më shumë vitamina. Në treg mund të gjeni preparate të ndryshme që përmbajnë aminoacide, jod dhe vitamina.

Ndukja e puplave mund të jetë e kushtëzuar edhe nga paraqitja e parazitëve të ndryshëm, baktereve, myshqeve ose alergjisë, dhe ky është një problem më serioz. Nëse bëhet fjalë për parazitët, ekzistojnë spërkatës, me anë të të cilëve trajtohet papagalli, por edhe kafazi në të cilin gjendet, kurse shërimi është shumë i shpejtë.

Një tjetër arsye e mundshme për këtë akt të papagallit mund të jetë edhe ushqimi monoton, pa pemë dhe perime të freskëta, kështu që lëkura e shpendit thahet dhe irritohet.

Sido që të jetë, këshillohet që papagalli të dërgohet te veterinari, i cili do ta zbulojë shkaktarin e saktë dhe do t’ia përshkruajë terapinë e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version