Poezi nga: Xhevdet Bajraj
Kur t’më kujtoni një ditë
do të më pëlqente
të më paramendoni
së pari në një kafene
duke e shuar etjen me raki rrushi,
e pastaj hipur mbi kalë
duke kalëruar
drejt natës së madhe
derisa dëgjohet
muzika e Ennio Morricones
Pastaj vijnë poezitë.