Site icon Telegrafi

Kur miqësia kthehet në dashuri

Mos u bëni shumë ‘miqësore’!
Më parë keni bërë edhe gjërat më të tmerrshme, thjesht për argëtim. Tani ai duhet t’ju shoh në një dritë krejtësisht të re. Mos mendoni se ai ju njeh. Është koha për t’i bërë përshtypje.

Mos kaloni tërë ditën bashkë!
Në vend se thjesht të dilni dhe të qëndroni bashkë, si keni bërë zakonisht, tani mund të dilni vetëm kur ai ju fton. Duhet ta bëni ta vërejë se nuk është e lehtë që t’ju bëjë për vete.

Silluni si e dashura e tij!
Nëse filloni të silleni si e dashura e tij, ai do t’ju shohë në atë mënyrë. Mund të jeni edhe pak mbrojtëse, kur e shihni duke biseduar me të tjerat, por pa e tepruar, sepse në atë rast do të dështonte çdo gjë.

Mbani duart!
Kontakti fizik është një hap pozitiv në këtë aspekt. Mundohuni të gjeni arsyetime për të mbajtur duart. Edhe pse në fillim mund të ndiheni çuditshëm, me kalimin e kohës do të mësoheni.

Jini vetvetja!
Këtë nuk duhet harruar kurrsesi. Mos u mundoni të ngjani me të dashurat e tij të mëparshme, apo të shndërroheni në të dashurën e tij. Mos u bëni ajo që miqtë e tij e duan, bëhuni ajo që jeni dhe ai do të bjerë në dashuri me ju. /Telegrafi/
 

Exit mobile version