Varet sa përkushtoheni, sa seriozisht e merrni marrëdhënien dhe sa punoni për të ngjallur pasionin e humbur. Sigurisht, nëse brenda vetes ndjeni që ka ende xixa mes jush! Nga t’ia filloni?
1. Kushtojini rëndësi jetës tuaj intime
Nuk keni pse caktoni disa net kur ju duhet të bëni seks patjetër, se presioni mund t’ju vërë në pozita të vështira në shtrat, por koha vetëm për vetëm duhet të jetë prioritetet për ju. Gjeni vend në agjendën tuaj për të kaluar kohë bashkë, largoni celularët nga duart, shihni një film, ose thjesht ledhatohuni në krevat, shkruan Cosmopolitan.
2. Mendoni jashtë dhomës së gjumit
Bëni seks vetëm në dhomë, ose në krevat? Ka ardhur koha ta bëni më pikante jetën tuaj seksuale, sepse rutina përkthehet në ‘e mërzitshme’. Vende të ndryshme mbajnë kujtime të ndryshme, prandaj këshillohet të bëhet seks në dhoma dhe vende të ndryshme. Mund të shkoni dhe në hotel ndonjëherë, do të ndiheni më të stimuluar.
Arratisuni një fundjavë, ose vetëm një natë, për t’i dhënë lidhjes adrenalinën e duhur. Nuk keni pse shpenzoni një mal me para për t’u argëtuar, zgjidhni mundësitë më ekonomike, e rëndësishme është që do t’i shijoni bashkë.
3. Provoni gjëra të reja
Nëse vazhdoni të bëni seks gjithnjë në të njëjtat pozicione, gjërat do të bëhen pak të mërzitshme. Mjafton një ndryshim i vogël, si një lubrifikant i ri ose një kub akulli në zonën e thithkës dhe do të ketë një ndikim të pabesueshëm tek jeta juaj seksuale.
4. Kurrë mos e nënvlerësoni pushtetin e puthjes
Sa kohë ka kaluar që kur jeni puthur me të vërtetë me partnerin tuaj? Nëse putheni kryesisht gjatë seksit, ka ardhur koha t’i ndryshoni gjërat. Puthjet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe tregon që ndjeni për njëri-tjetrin. Sikur kjo të mos mjaftonte, puthjet çlirojnë oksitocinën, hormonin përgjegjës për qetësinë dhe lidhjen. Thënë ndryshe, ju shtyn të bëni edhe më shumë seks.
5. Fokusohu tek vetja
Nëse ju vetë nuk ndiheni seksi dhe tërheqëse, në asnjë mënyrë nuk do të ndiheni mirë të zhveshura përpara partnerit, citon Anabel.
Bëj diçka që të bën të ndihesh si perëndeshë. Shko nxihu në sallon, bli një veshje të re, ose të brendshme seksi, bëj grim. Kur ndihesh seksi, e transmeton energjinë tek partneri dhe kjo ha rrugë për seks fantastik!
6. Flisni, flisni, flisni
Dhe jo, nuk po flasim për të folurën e pistë në shtrat, (që mund ta bëni kur dhe si të doni, për sa kohë rrit kënaqësinë mes jush dhe partnerit). Ndonjëherë harrojmë që nevojat tona seksuale, fantazitë dhe dëshirat ndryshojnë me kalimin e kohës.
Nëse partneri juaj bën diçka që nuk ju pëlqen, mos e fshihni. Për të mos shkatërruar egon e tij, thuajini sa e doni dhe sa ju pëlqen seksi me të, por ka diçka që do t’ju pëlqente të ndryshonit. Pastaj shtroni një zgjidhje që ju e mendoni të përshtatshme! Ju merrni atë që dëshironi. /Telegrafi/