Kur dëshironi dikë ta joshni dhe ta bëni të interesohet për ju, do të duhej që t’i afroheshit ashtu që buzët tuaja të jenë shumë afër veshit të tij të majtë, gjë që do t’ia “gudulisni” imagjinatën, do ta përkëdhelni dhe do ta “merrni mendtë”.
Dëshironi dikë ta joshni butësisht me vetëm disa fjalë? Vazhdoni, mos u ndalni, mirëpo mos harroni që, pos kuptimit të fjalëve që ia thoni, është me rëndësi edhe mënyra se si i qaseni.
Ekspertët për komunikim joverbal, thonë që pëshpëritja në veshin e majtë është rruga për në zemër! Ata thonë: pëshpëritni në të “majtin”, sepse nëse dikujt do t’i pëshpëritni në veshin e tij të djathtë, efekti do të jetë krejtësisht ndryshe.
– Kur dëshironi te dikush të lini përshtypje dhe ta bëni të interesohet për ju, do të duhej t’i afroheshit në atë mënyrë që buzët tuaja të jenë shumë afër veshit të tij të majtë, gjë që do t’ia “gudulisni” imagjinatën dhe do ta përkëdhelni dhe “do t’ia merrni mendtë”, mirëpo edhe do t’i inicioni qendra të caktuara të trurit të tij, transmeton Telegrafi.
Zëri juaj do ta joshë dhe do të fillojë të mendojë për ju. Njëkohësisht dora juaj e djathtë do të jetë e lirë dhe do të mundeni ta “përdorni” që gjatë bisedës butësisht të prekni bashkëbiseduesin.
Mirëpo nëse me dikë bëni bisedë afariste apo dëshironi ta mbani në distancë, atëherë anët ndryshojnë – drejtohuni në veshin e djathtë.
Këto janë atë magji të vogla të cilat mund të jenë shumë të dobishme.
Shkencëtari Roger Sperry sqaron që rregulli është i thjeshtë, sepse hemisfera e djathtë e trurit drejton muskujt e anës së majtë, ndërsa hemisfera e majtë drejton muskujt e djathtë.
Pra, kur sinjalizoni me syrin e djathtë, punon ana e majtë e trurit tuaj, dhe kur dikush “prek” veshin e majtë, do të vërë në lëvizje anën e djathtë të trurit. /Telegrafi/