Site icon Telegrafi

Kur ka rëndësi dallimi në moshë në një lidhje romantike?

Roli i moshës në një lidhje
Në pjesën më të madhe të lidhjeve, dallimi në moshë ndikon në suksesin e marrëdhënies suaj. Nëse jeni në lidhje me dikë që është disa vjet më i vjetër se ju, ose më i ri se ju, janë disa gjëra për të cilat duhet menduar, për të ditur nëse lidhja e juaj mund të mbijetojë.

Maturia emocionale
Maturia emocionale është një nga pengesat më të mëdha në lidhjet me dallim në moshë. Mund të ketë një ndikim të madh në marrjen e vendimit për fatin tuaj të mëtutjeshëm si çift. Çiftet e reja janë zakonisht më entuziaste, më energjike, kurse ato me moshë më të vjetër, janë më të qetë dhe më të durueshëm.

Interesat e njëri-tjetrit
Disa njerëz që kanë lindur në vitet e shtatëdhjeta ose më herët, dhe ata që kanë lindur në vitet e tetëdhjeta apo nëntëdhjeta, mund të duken të njëjtë nga jashtë, por kanë dallime të shumta në sjelljet e tyre dhe në pritshmëritë që kanë nga partnerët e tyre.

Pasiguritë dhe mosha
Askujt nuk i pëlqen të plaket, dhe natyrisht se kjo nuk i pëlqen as personit më të vjetër në lidhjen tuaj. Kur e shihni partnerin tuaj më të ri duke biseduar me dikë të moshës së tij/saj, ju mund të ndieni pasiguri për shkak se ju duket se ai/ajo ka një lidhje më të mirë emocionale me dikë të moshës së njëjtë.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version