Jeremy Doku i është bashkuar Manchester Cityt nga skuadra franceze Rennes për një tarifë të vlerësuar prej 65 milionë euro.
Dy gjëra që tifozët e Ligës mund të presin nga sulmuesi anësor 21-vjeçar janë ritmi i tij shpërthyes dhe aftësia e driblimit.
Ai është aq i zoti me topin në këmbët e tij, saqë i bëri përshtypje edhe disa prej lojtarëve të mëdhenj të lojës.
Njëri nga ta është Henry, i cili llogaritet si njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Ligës Premier.
“Kur jeni një me një me të, mbetet vetëm një gjë për të bërë – lutuni”, ka thënë Henry për kohën kur ai drejtonte Dokun te kombëtarja e Belgjikës.
Kylian Mbappe ishte gjithashtu i habitur nga aftësia e Dokut teksa bëri një deklaratë për të në vitin 2021.
“Kohët e fundit po flisja me babanë tim për një lojtar që më bëri përshtypje për cilësitë e tij të shpejtësisë, që është Doku, në Rennes”.
“Në pesë vjet si profesionist, kurrë nuk kam parë dikë që nga fillimi të demonstrojë kaq shumë fuqi”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/