Telegrafi

Kur “inatosën” elefantët: Momenti kur dy kafshët gjigante tmerrojnë njerëzit në një festival fetar në Indi

Disa imazhe të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur dy elefantë gjigantë rrezikuan njerëzit të cilët vrapojnë për të shpëtuar, ndërsa kafshët u “inatosën” në një festival të ngjeshur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafshët gjigante shkaktuan kaos kur filluan të “luftojnë dhunshëm” gjatë tubimit fetar.

Teksa kafshët ishin trazuar keq, mbajtësit i rrahën me shkopinj në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ndarë.

Disa njerëz u plagosën në shpërthimin e frikshëm, duke përfshirë kujdestarët e dy elefantëve.

Masakra ndodhi në festivalin e tempullit Tharakkal Arattupuzha Pooram në lagjen Thrissur.

Gjatë pooram, elefantët e dekoruar në mënyrë të hollësishme që mbajnë hyjnitë e tempujve të ndryshëm mblidhen për një ceremoni. /Telegrafi/