Këshilla e tij ndryshon jetën rrënjësisht!
Për lumturi vetëm një gjë është e rëndësishme, mirëpo shumica këtë e mësojnë shumë vonë.
Miliarderi Warren Buffett është i sigurt që deri në majë e kanë çuar rregullat të cilave gjithë jetën u është përmbajtur rreptësishtë, transmeton Telegrafi.
Para pothuajse 20 vjetësh, gjatë një ligjerate në Universitetin e Floridas, një student Warren Buffett-it ia ka bërë këtë pyetje: “Nëse do të kishit mundur t’ia fillonit nga e para, çfarë do të ndryshonit?”
Përgjigjja e cila ka pasuar ka shpjeguar vetë esencën e jetës:
“Askush nuk e ka atë privilegj të jetojë dy herë, mirëpo secili nga ne ka mundësinë ta ndryshojë në jetë atë që nuk i pëlqen. Më e rëndësishme është që të bëni atë që dëshironi, qoftë ajo puna apo jeta private. Po të më kishte ofruar dikush kur kam filluar të fitoj miliona, ose të bashkëpunoja me njerëzit të cilët nuk më janë të dashur, menjëherë do ta kisha refuzuar atë ofertë”.
Për të qenë i lumtur dhe i suksesshëm njeriu, patjetër duhet të kënaqet në çdo sekondë të jetës. Gjithmonë bëni atë që dëshironi, është këshilla e tij.
Qe se si do ta ndryshojë kjo gjithë jetën tuaj:
Shumica mendon që nënkuptohet që puna patjetër duhet të jetë stresuese dhe e pakëndshme, ndërkaq e vërteta është krejtësisht ndryshe, vetëm njerëzit nuk janë të gatshëm që të qëndrojnë mjaft gjatë. Frika nga ndryshimet dhe dalja nga zona e komforit i frenon në realizimin e sukseseve dhe lumturisë së madhe.
Orari i punës prej 8 orësh është një periudhë e gjatë, dhe nëse jeni të pakënaqur çdo ditë, kjo në fund rezulton me zhgënjime që ndikojnë edhe në jetën tuaj.
Njerëzit që janë të zënë me atë që duan janë më të hapur ndaj mundësive të reja. Ata janë të gatshëm të pranojnë sfida dhe të ndërmarrin rreziqe, dhe kur dështojnë, ata dinë si të ngrihen dhe të vazhdojnë tutje.
Duke bërë atë që doni, ju krijoni një rreth të energjisë pozitive rreth jush, dhe kështu bëni një jetë më të bukur dhe të lumtur, ndërsa suksesi është i pashmangshëm.
A jeni dakord me mendimet e tij? Na shkruani në komente… /Telegrafi/