Site icon Telegrafi

Kur e fitoi Arsenali titullin e fundit?

Pak kush do të kishte menduar se Arsenali nuk do të fitonte ndonjë titull për gjashtë vjet. Por, pritja e gjatë për trofe në Londër nuk ishte dhe aq lehtë e përballueshme, ndërsa në formë numrash, Telegrafi ju sjell saktë statistikat që kanë të bëjnë me tabunë e Arsenalit – titujt.

0 – Trofetë e fituara nga Arsenali gjashtë vitet e fundit.

0 – Trofe të fituara në Emirates. Topçinjt u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re në vitin 2006.

1 – Vetëm një trofe të FA Cup për të rinjtë u fitua që nga viti 2005. Ata e fituan këtë trofe në vitin 2009 falë rezultatit të përgjithshëm prej 6-2 ndaj Liverpoolit.

2 – Finale të humbura nga Arsenali që nga sezoni 2005/2006. Ata dështuan në finalen e vitit 2006 në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe në finalen e Carling Cup në vitin 2007 ndaj Jose Mourinhos dhe Chelseat të tij.

2 – Trofe të fituara nga Cesc Fabregas si lojtar i Arsenalit. Ai ka një FA Cup, që u fitua në vitin 2005 dhe një Superkupë të Anglisë të fituar në sezonin 2004/2005.

3 – Gjysmëfinale të humbura nga Topçinjtë që nga viti 2005. Ata u mposhtën respektivisht nga Manchester United, Tottenhami dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, Carling Cup dhe FA Cup.

3 – Gjysmëfinale të fituara nga njerëzit e Arsene Wenger që nga viti 2005. Ata mposhtën Villarrealin, Tottenhamin dhe Ipswichin.

3 – Kapitenë të Arsenalit të cilët tentuan dhe dështuan të ngrisin trofe që nga koha e Patrick Vieiras në vitin 2005. Thierry Henry dhe William Gallas tentuan por dështaun dhe më pas Cesc Fabregas nuk pati fat. 23 vjeçari e ka rastin për ta ndryshuar këtë statistikë të errët të dielën ndaj Birminghamit.

4 – Numri i lojtarëve të Arsenalit të cilët ishin në skuadrën e sezonit 2004/2005. Cesc Fabregas, Robin Van Persie, Emmanuel Adebayor dhe Gael Clichy ishin si jashtë ashtu dhe brenda ekipit të parë kur Arsenali fitoi një trofe për herë të fundit.

6 – Numri i titujve të fituar nga Ashley Cole që nga koha kur u largua nga Arsenali te Chelsea në verën e vitit 2006.

7 – Numri i lojtarëve të cilët ishin në skuadrën e Arsenalit, e cila për herë të fundit fitoi Carling Cup. Në vitin 2008, Topçinjtë pësuan 2-1 ndaj Chelseat, ndërsa Cesc Fabregas, Manuel Almunia, Theo Walcott, Denilson, Abou Diaby dhe Emmanuel Eboue luajtën në atë takim.

8 – Numri i trofeve të fituara nga Chelsea që nga sezoni 2005/2006. Blutë fituan dy tituj të Ligës Premier, tri FA Cup, një Carling Cup dhe dy Superkupa të Anglisë.

11 – Trofe të mëdhenjë të fituar nga Arsene Wenger gjatë kohës sa drejtoi Arsenalin. Francezi iu bashkua Arsenalit në vitin 1996 dhe finalja e Carling Cup të dielën mund të jetë trofeu i tij i 12-të në sezonin e 15-të si takticien i Topçinjve.

11 – Trofe të mëdha të fituara nga Manchester United që nga viti 2006. Djajtë e Kuq kanë fituar Kupën e Botës për Klube, Ligën e Kampionëve, tri tituj të Ligës Premier, tri Carling Cup dhe një Superkupë.

13 – Mosha e Jack Wilshere kur Arsenali fitoi trofeun e fundit.

18 – Mosha e Cesc Fabregas kur i ndihmoi Arsenalit ta fitonte trofeun e fundit në vitin 2005. Fabregas tani është 23 vjeçar.

39 – Trofe të fituara nga Arsenali në histori të klubit.

69 – Muaj që prej se Arsenali e fitoi trofeun e fundit.

2005 – Viti kur Arsenali e fitoi trofeun e fundit

2010 – Ditë që prej se Arsenali e fitoi trofeun e fundit.

/Telegrafi/
 

Exit mobile version