Site icon Telegrafi

Kur dy skuadrave më shumë ju bën punë humbja – Angli-Belgjikë, ‘luftë’ për vendin e dytë

Kampionati Botëror ka sjell shumë befasi në fazën e grupeve e më e madhja është eliminimi i Gjermanisë, por një ‘luftë’ speciale, po ndodh në Grupin G.  

Belgjika dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje, por ka mbetur që të caktohen vendet në grup.

Vendi i parë në grup njërën nga këto kombëtare e dërgon në të njëjtin krahë me Uruguain, Portugalinë, Francën, Argjentinën, Brazilin dhe Meksikën.

Nga këto kombëtare do të del një finalist.

Anglia në stërvitje (Getty Images)

Shumë më lehtë do të ishte në krahun tjetër ku janë Spanja, Rusia, Kroacia,  Danimarka, Suedia dhe Zvicra.

1/8 e përcaktuara (Foto: marca)

Ndeshjet e grupit H dhe G do ta vendosin se cilat kombëtare nga do të shkojnë.

Nga ndeshja Belgjikë- Angli, fituesi do të kalonte në krahun e vdekjes, e vendi i dyti në letër do ta kishte më të lehtë.

Se si shkojnë punët në 1/8 Belgjika dhe Anglia, do të kenë kundërshtarë, Japoninë, Kolumbinë ose Senegalin.

Belgjika (Getty Images)

Edhe pse forma e Spanjës nuk është në të mirë të saj, siç u dëshmua kundër Iranit dhe Marokut, duket se janë në një rrugë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version