Telegrafi

Kur duhet t’i hiqni dekorimet e festave të fundvitit, për të mos ndjellë fat të keq?

Krishtlindjet veçse i kemi kaluar, por kur është ‘data zyrtare’ për t’i hequr dekorimet?

Shumë njerëz besojnë se mbajtja e dekorimeve të festave të fundvitit për një kohë të gjatë ndjell fat të keq. Por, sa kohë konsiderohet si shumë gjatë? – transmeton Telegrafi.

Disa njerëz i largojnë dekorimet menjëherë pas Krishtlindjeve, disa tjerë me datën një janar etj.

Por, ‘zyrtarisht’, dekorimet duhet t’i largoni kurdo pas ‘Natës së Dymbëdhjetë’, e cila është nata e 12’të pas ditës së Krishtlindjeve (pesë janar).

Sidoqoftë, shumë njerëz i heqin dekorimet edhe në ditën e Pagëzimit (6 janar), pasi që e konsiderojnë atë të jetë nata e 12’të pas Krishtlindjeve.

Pra, qartësisht kjo varet nga definicionet tuaja – por, sido që të jetë, dekorimet duhet t’i largoni në një nga këto data për të shmangur fat të keq në vitin 2017. /Telegrafi/