Marrja e mostrave bëhet në kuadër të kontrollit gjinekologjik dhe është tërësisht e padhembshme
Mostra vagjinale bën pjesë në kontrollin i cili bëhet njëherë në vit gjatë kontrollit të rregullt gjinekologjik apo në rast të shfaqjes së ndonjë simptome – të kruarit, djegies, sekretit të shtuar të aromës së pakëndshme, dhembjes me rastin e marrëdhënieve…
Mostra vagjinale mund të analizohet në dy mënyra – që të përcaktohet shkalla e pastërtisë me diagnostikimin e së cilës fitohet ndarja në gjashtë grupe, ku secili grup i përgjigjet shkaktarit të caktuar, apo që të analizohet bakteriologjikisht, krahas gjetjes së antibiogramit, transmeton Telegrafi.
Kur të zbulohet shkaktari, do të përcaktohet ilaçi i caktuar ndaj të cilit është i ndjeshëm.
Marrja e mostrave bëhet në kuadër të kontrollit gjinekologjik dhe është tërësisht e padhembshme, ndërkaq pos mostrës së pastërtisë së sekretit dhe kontrollit bakteriologjik të mostrës, është e mundshme të merren mostra në Mucoplasma hominis, Ureaplasma urealyticum, Chlamydia trachomatis, Varicellae gjenitale (HSV), virusi human papiloma (HPV)…
Të gjitha gratë shtatzëna ndërmjet javës së 35-të dhe 37- të shtatzënisë rekomandohet të bëjnë një strisho.
Një strisho mund të kryhet edhe pa përgatitje paraprake. Nëse është e mundur, materiali duhet të merret para përdorimit të antiseptikëve (dezinfektuesve) ose antibiotikëve. /Telegrafi/