Site icon Telegrafi

KUR BETOHESH …

Poezi nga: Dorothy Parker
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur betohesh je e tij,
Mes psherëtimash të thekshme,
Dhe ai thotë ndjenjë e tij
Ësht’ e thellë, e pavdekshme;
Mirë, por mbani vesh ç’ju them:
Njëri nga ju të dy gënjen.

Exit mobile version