Site icon Telegrafi

Kur 41 gola dhe titulli kampion nuk mjaftojnë – Haaland zgjidhet ‘Lojtari i edicionit në Bundesliga’

Pavarësisht së shënoi 41 gola, Robert Lewandowski ka humbur garën me Erling Haaland si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

Polaku e fitoi titullin e kampionit me Bayern Munich, ndërsa e theu edhe rekordin e Gerd Muller për numrin e golave ​​të shënuar në një sezon të vetëm, i cili qëndronte që nga viti 1971/72.

Ai shënoi 41 golat në 29 paraqitje, por nuk ishin të mjaftueshme.

Në vend të tij, Erling Haaland mori çmimin pasi ai kishte shënuar 27 golat në 28 ndeshje.

“Është nder për tu vlerësuar ‘Lojtari i sezonit në Bundesliga’. Një arritje jo vetëm e imja, por edhe e gjithë familjes Borussia Dortmund. Ne ​​e fituam këtë çmim së bashku!”, ka shkruar norvegjezi.

 

Haaland mori 50 për qind të votave, duke e marrë çmimin nga Lewandowski , i cili e kishte fituar atë në sezonin paraprak 2019/20. /Telegrafi/

Exit mobile version