Site icon Telegrafi

Kupa e re e video-lojës Konami eFootball bashkon në garë lojtarët amator dhe profesionist

Shtatë klube italiane të futbollit do të luftojnë në titullin e KONAMI eFootball gjatë muajit mars dhe prill.

Gara quhet Coppa eFootball Italia, duke imituar një nga garat zyrtare të futbollit të vendit, Coppa Italia, e cila shkon paralelisht me Serinë A të Italisë.

Ekipe si AC Milan, AC Monza, AS Roma, Atalanta BC, Inter Milan, SS Lazio dhe SSC Napoli do të jenë pjesë e kësaj ngjarje.

Tre lojtarë do të garojnë për secilin klub: një lojtar profesionist i eSports, një anëtar i ekipit të futbollit të të rinjve i zgjedhur përmes një turneu të brendshëm dhe një tifoz që doli fitues i turneut, Konamici, shkruan esportsinsider.

Për pjesëmarrësit e ngjarjes Coppa eFootball Italia nuk do të mungojnë as shpërblimet, që pritet të kalojnë vlerën 11 mijë dollarë.

“Ne besojmë fuqimisht se Coppa eFootball Italia është një mënyrë e vërtetë për të krijuar një brez të ri lojtarësh esports në nivel bazë, për të ndihmuar në krijimin e rrugëve të qarta zhvillimi për garat e ardhshme të eFootball esports përtej këtij dhe gjithashtu përtej Italisë, tha David Monk, shefi i blerjes dhe aktivizimit të futbollit në Evropë në KONAMI. /Telegrafi/

Exit mobile version