Telegrafi

Kupa e Maqedonisë, Shkupi dhe Voska Sport kualifikohen me goleadë në 1/8-tën e finales

Me goleadë dhe me shumë stil u kualifikuan në 1/8-tën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut dy skuadrat shqiptare, Shkupi dhe Voska Sport.

Bardheblutë nga Çairi dominuan dhe fituan me rezultat 8:0 ndaj ekipit Konjare, duke marrë biletën e kualifikimit kështu për në raundin e radhës, përderisa Voska Sport shënoi 10 gola ndaj Karbincit.

Emocione kishte në qytetin e Kumanovës, aty ku Bashkimi me shumë mund arriti të merr kualifikimin për në raundin e radhës.

Ndeshja në minutat e rregullta u mbyll me barazim 1:1 ndaj Skopjes, ndërsa në gjuajtjen e penalltive, skuadra e Bashkimit ishte më e saktë, duke vazhduar kështu garën më tutje në kompeticionin e Kupës.

Ndërkohë nga kjo garë u eliminuan ekipet shqiptare si Arsimi, Besa, Gostivari dhe Vëllazërimi. Kualifikim me shumë gola mori edhe Bregallnica që mundi Novacin me rezultat 8:0.

Kujtojmë se në raundin e parë ishin të lira ekipët si Struga, Makedonija Gjorçe Petrov, Shkëndija dhe Sileksi, të cilat edicionin e ri të Kupës do ta nisin direkt nga 1/8-ta e finales. /Telegrafi/