Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të finales së Kupës së Kosovës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra nga Theranda e filloi më mirë takimin dhe kishte lojë më të rrjedhshme, por kjo nuk u ndihmoi.
Pas vetëm 20 minutash lojë, Prishtina kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Otto John, 1-0.
Pas këtij goli, bardhekaltrit nuk i ndalën rastet e njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritën ti konkretizonin ato.
Ballkani më pas tentoi t’i barazonte shifrat, por që nuk arritën të rrezikonin seriozisht portën e Visar Bekaj, derisa Meriton Korenica ka humbur në fund një shans të artë.
Duket se 45 minutat e dytë do të jenë edhe më të zjarrtë, duke parë rrjedhën e lojës nga pjesa e parë. /Telegrafi/