Besa dhe Llapi po zhvillojnë finalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra pejane është në epërsi pas përfundimit të pjesës së parë kundër llapjanëve.
Golin e vetëm në pjesë të parë e realizoi Diar Miftaraj, i cili me pak fat shënoi nga pika e bardhë në të 29 minutë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se në rast të fitores së Llapit, kjo e fundit do të prezantoj Kosovën në Ligën e Evropës, ndërsa Besa nuk do të mund të na përfaqësojë në rrafshin ndërkombëtar pasi që nuk është licencuar prej UEFA-s.
Me këtë rezultat, Prishtina e cila përfundoi në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare, do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/