Besa dhe Llapi po zhvillojnë finalen e Kupës së Kosovës.
Takimi në kohën e rregullt mes këtyre dyja skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dhe kështu, do të zhvillohen vazhdimet dhe në rast se nuk ka gola, atëherë fituesi do të dihet pas ekzekutimit të penaltive.
Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit, vetëm një të tillë e panë shikuesit në stadiumin Riza Lushta.
Golin e vetëm në pjesë të parë e realizoi Diar Miftaraj, i cili me pak fat shënoi nga pika e bardhë në të 29 minutë, transmeton Telegrafi.
Por, llapjanët në pjesën e dytë arritën të barazonin rezultatin, në të njëjtën mënyrë si pejanët.
Pas pesë minutave të pjesës së dytë, Besa realizoi gol përmes Festim Krasniqit, i cili u tregua i saktë prej pikës së bardhë.
Në vazhdim të ndeshjes te dyja ekipet u treguan më të kujdesshëm dhe kështu më nuk pati më gola deri në fund.
Me këtë rezultat ndeshja ka shkuar në vazhdim dhe në rast se takimi përfundon me rezultat të barabartë, atëherë fituesi do të dihet pas ekzekutimit të penaltive.
Kujtojmë se në rast të fitores së Llapit, kjo e fundit do të prezantoj Kosovën në Ligën e Evropës, por nëse triumfon Besa, nuk do të mund të na përfaqësojë në rrafshin ndërkombëtar pasi që nuk është licencuar prej UEFA-s.
Me fitoren e pejanëve, Prishtina e cila përfundoi në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare, do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës.