Kupa e kombeve të Afrikës është shtyrë për gjashtë ditë, pasi në kohën e zhvillimit i bie muaji i Ramazanit, ku muslimanët agjërojnë.
Lajmin e ka dhënë vetë Konfederata Afrikane e Futbollit, që ka saktësuar se veprimtaria nuk do të nisë më në 15 qershor, por më 21 qershor, duke u shtyrë për gjashtë ditë.
Kjo do tua lejojë lojtarëve të besimit mysliman disa ditë pushimi më shumë për të rikuperuar energjitë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Periudha e agjërimit të shenjtë islamik përfundon më 4 qershor, ndaj Konfederata ka vendosur të pranojë kërkesën e federatave të Afrikës Veriore.
Në fakt, shumë prej yjeve të këtij turneu janë myslimanë, si senegalezi Sadio Mane apo egjiptiani Mohamed Salah.
Egjiptit do të jetë dhe zot shtëpie në një turne që për herë të parë do të luhet në verë, ku do të marrin pjesë 24 kombëtare.
Egjipti e ka fituar më së shumti herë këtë trofeu, shtatë herë. /Telegrafi/