Telegrafi

Kupa e Francës: Dijon – PSG, formacionet zyrtare

Dijon dhe Paris Saint-Germain i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Francës.

Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të zhvillohet në stadiumin “Stade Gaston Gérard”, me parisienët që shihen si favorit në letër.

Vendasit për këtë takim nuk mund të llogarisin vetëm në Alfred Gomis që është i lënduar.

Në anën tjetër, kampioni i Ligue 1 do të jetë pa Colin Dagba, Abdou Diallo, Neymar, Marquinhos, Marco Verratti dhe Presnel Kimpembe, që ajnë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Dijon: Runarsson, Chafik, Coulibaly, Laitoa, Mendly, Amalfitano, N’Dong, Balde, Chouiar, Mavididi, Cadiz.

Formacioni startues i PSG-s: Navas – Meunier, Silva (c), Kehrer, Bakker – Kouassi, Herrera – Sarabia, Draxler – Cavani, Mbappe. /Telegrafi/