Telegrafi

Kupa e Botës së 2022-së mund të ketë 48 pjesëmarrës, por Katari nuk do jetë i vetmi organizator i botërorit

Federata ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) pas studimit të fizibilitetit ka ardhur në përfundimin sot se Kupa e Botës së vitit 2022 mund të zgjerohet në 48 skuadra.

Megjithatë ka rreziqe të vogla ligjore për të ndryshuar formatin si dhe për të shtuar të ardhurat në rreth 400 milionë dollarë.

Në kopjen e raportit të 83-të, deri tek e cila erdhi Associated Press (AP), ka vlerësuar çështjet politike, logjistike dhe ligjore që lidhen me shtimin e 16 ekipeve apo një ndryshim të rëndësishëm në formatin nga 32 në 48 duke nisur nga Katari, i cili mund të përbënte një problem ligjor.

Studimi i fizibilitetit e ka punuar një “Trup Udhëheqës” i FIFA-s gjatë një mbledhje të mbajtur në Miami, por vendimi final do të merret në muajin qershor të këtij viti.

Por, nëse vendoset që të rritet numri i kombëtareve që do të paraqiten pas tre vjetëve në botëror, Katari nuk do të jetë shteti i vetëm që do ta organizojë botërorin dhe parashihet se Kupa e Botës të zhvillohet edhe në një prej shteteve si Bahrein, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2017, Bahreini, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë prishur marrëdhëniet ekonomike, diplomatike dhe rrugore me Katarin. /Telegrafi/