Kompania e video-lojërave Blizzard njofton se Kupa e Botës në Overwatch do të rikthehet në 2023, me 36 shtete të vendosura për të garuar.
Kupa e Botës Overwatch është rikthyer pas tri vitesh dhe planifikohet të fillojë në qershor 2023, me kualifikimet rajonale që do të zhvillohen për të përcaktuar 16 skuadrat më të mira që do të garojnë në fazën e grupeve dhe në finale në vjeshtën e vitit 2023
Blizzard thotë se do të shpallë vendet dhe rajonet konkurruese në janar , kohë në të cilën do të hapë edhe aplikimet për çdo komision konkurrimi që do të jetë përgjegjës për testet dhe përzgjedhjen e ekipeve.
Gjithashtu gjatë vitit 2023, Blizzard do të ofrojë sfida dhe shpërblime për të gjithë lojtarët e Overwatch, për të festuar rikthimin e Kupës së Botës.
Ndërkaq ende nuk është mësuar vendi se ku do të zhvillohet ngjarja kryesore e Kupës së Botës. /Telegrafi/