Totenham Hotspur e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen e javës së parë në Ligën Premier kundër Manchester Cityt.
Pas një gjysme të parë pa gola në Totenham Hotspur Stadium, Spursat ia dolën që të shënonin në pjesën e dytë.
E gjitha rrodhi nga një kundërsulm i skuadrës vendase, e cila e konkretizoi me golin e epërsisë.
Lucas Moura pasoi te Steven Bergwijn, i cili vazhdoi përpara për të asistuar te Heung-Min Son dhe ky i fundit veproi për mrekulli duke shënuar një gol të bukur (55′).
Më pas, Tottenhami e pati një tjetër mundësi të artë nga kundërsulmi, por goditja e Bergwijn ishte jashtë portës. /Telegrafi/
https://twitter.com/PSGplastic/status/1426947621143318528
https://twitter.com/Dex34M/status/1426947652202242055