Një numër i madh njerëzish po protestojnë në rrugët e Bukureshtit për shkak të certifikatave të COVID-19, dhe protestuesit kanë arritur të hyjnë në rrethin e ndërtesës së Kuvendit.
Ekipet e specializuara të xhandarmërisë po negociojnë me protestuesit, ndërsa policia po përpiqet t’i bindë ata të largohen nga zona.
Mbështetësit e Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR) po protestojnë kundër certifikatës së gjelbër dhe masave epidemiologjike që janë vendosur.
Romania 🇷🇴, Bucharest outside Parlimant!✊🏻 21/12/2021#NoGreenPass pic.twitter.com/3otpCydAJJ
— LEYLA (@LeylaRostami) December 21, 2021
Sipas presidentit të AUR, George Simion, certifikata e coronavirusit është “joefikase dhe antikushtetuese” dhe protesta u organizua për t’i thënë “jo” masave që ata besojnë se nuk zgjidhin problemet ekzistuese, raportojnë mediat lokale. Mediat rumune thonë se rreth 1,500 vetë po protestojnë në parlament kundër futjes së certifikatës së gjelbër.
Ata u bënë thirrje protestuesve që të bashkëpunojnë dhe të dalin në dalje nga oborri i Kuvendit dhe të shkojnë në hapësirën që u është caktuar nga organet e rendit.
Sipas autoriteteve rumune, rreth 2000 njerëz morën pjesë në protestë gjatë gjithë ditës dhe tubimi publik nuk u raportua.
Policia dhe xhandarmëria vijojnë punën për përfundimin e ngjarjes pa incidente të mëtejshme. Njëkohësisht po kryhen veprime për identifikimin e personave përgjegjës për shkelje të dispozitave ligjore. /Telegrafi/