Telegrafi

Kundërshtari i radhës i Dritës në Ligën e Konferencës – Auda, një rival i rrezikshëm që vlen po aq sa gjilanasit

Drita shkëlqeu ndaj Breidablik, duke triumfuar në dy ndeshje si vendas ashtu edhe mysafir për të kaluar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Tashmë Drita ka mësuar kundërshtarin e radhës, pasi në këtë raund, do të takohet me skuadrën nga letone, FK Auda, të cilët po ashtu arritën të marrin dy fitore ndaj Cliftonville me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Por kush është Auda me të cilët Drita do të përballet për herë të parë në histori.

Auda, ka fituar vetëm një herë Kupën e Letonisë, ndërsa në këtë sezon, është në pozitën e pestë me 31 pikë nga 24 ndeshje.

Një skuadër që ka shumë lojtarë të huaj, ku dominojnë ata nigerianë, brazilianë dhe senegalezë, të cilët janë edhe lojtarët kryesorë të klubit.

Sa i përket vlerës së skuadrës, Auda, vlen 5.21 milionë euro, që është pak më shumë se Drita aktualë që vlen 5.1 milionë euro.

Auda për të arritur në raundin e tretë, fillimisht mposhti në dy ndeshje B36 Torshavn nga Ishujt Faroe me rezultat të përgjithshëm 3-0, për të mposhtur pastaj Cliftonvillen.

Një skuadër e rrezikshme që ka fituar katër ndeshje në garat evropiane deri tani, me Dritën që duhet të ketë kujdes.  

Nëse Drita kalon Audan, shortin për play-off do ta mësojë më 5 gusht 2024. /Telegrafi/