Site icon Telegrafi

Kundërshtari i parë potencial i Kosovës për Botëror barazon me Belgjikën (Video)

Finlanda ka arritur të barazojë me Belgjikën në miqësoren e zhvilluar të mërkurën mbrëma. Sfida përfundoi me rezultat 1-1.

Të dyja ekipet hynë të koncentruara në këtë takim, me Belgjikën që kërkon të gjejë ritmin para Euro 2016.

Por, Finlanda kaloi e para në epërsi me anë të Hermalainen falë një aksioni mirë të realizuar.

Në fund të takimit u kundërpërgjigj Romelu Lukaku i cili shënoi për 1-1 dhe barazimin e rezultatit. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar.

Belgjika kështu vazhdon formën e dobët para dueleve të mëdha të Euro 2016, teksa Finlanda po tregohet kundërshtar i fortë.

Finlanda mund të jetë rivalja e parë e Kosovës në grupin për kualifikime të Botërorit, kështu që Albert Bunjaku, selektori i Kosovës ka pasur se çka të nxjerrë nga ky duel. /Telegrafi/

Exit mobile version