Kampioni i Superligës së Kosovës, Drita, tashmë ka mësuar emrin e kundërshtarit për parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjilanase para pak ditësh ka arritur të fitojë trofeun më të çmuar në vendin tonë, derisa do të fillojë përgatitjet për garën evropiane.
Drita do të takohet me Inter Club d’Escaldes, që luan për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
Klubi nga Androa ka përdorur faqen e tyre në Facebook që të dërgojë një mesazh te kampioni i Kosovës, madje atë në gjuhën shqipe.
“Drita FC: për ne do të jetë hera e parë që luajmë në Ligën e Kampionëve (UEFA Champions League).
Ndeshja jonë e parë do të jetë kundër jush. Asnjëherë nuk do ta harrojmë. Le të jetë kjo një ndeshje e bukur”, ka shkruar Inter Club d’Escaldes.
Kujtojmë se takimi mes Dritës dhe Inter Club d’Escaldes do të zhvillohet më 8 gusht nga ora 18:00 në Zvicër. /Telegrafi/