Kundërshtari i Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve ka arritur në Kosovë.
Ekipi i Vikingur ka arritur sot në Kosovë (E shtunë, 1 korrik) për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve përballë Trepçës ’89, shkruan Gazetasheshi.com.
“Ishullorët” kanë preferuar një udhëtim të hershëm drejt shtetit të Kosovës dhe pasi kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” kanë marrë rrugën drejt hotelit.
Kujtojmë që Vikingur ka epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Trepçës ’89.