Nesër (e premte) në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Serie A, ku luhet derbi i Romës.
Një derbi shumë i çuditshëm, pasi luhet pa tifozë, gjë që sigurisht e bën atë më pak spektakolare.
Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka shkruar një postim në lidhje me derbin, që do të jetë i pari për të në kryeqytet.
“Derbi i parë me fanellën e Giallorossi. Pa ngrohtësinë e audiencës nuk do të jetë ajo që imagjinova, por e di që ju prapë do të gjeni një mënyrë për të na bërë të ndiejmë mbështetjen tuaj! Ne jemi gati!”, ka shkruar ai.
Kumbulla mund të gjejë përballë Vedat Muriqin i cili angazhohet te Lazio.
Ndeshja mes Romës dhe Lazios zhvillohet të premten nga ora 20:45. /Telegrafi/