Telegrafi

Kumbulla flet si lider i Romës: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës Marash Kumbulla arsyeton se humbja e verdhekuqve dje në mbrëmje kundër CSKA Sofies 3-1 erdhi si pasojë e uljes së përqendrimit të skuadrës pasi kishte siguruar kualifikimin për raundin e ardhshëm të Ligës së Evropës.

Për televizionin e klubit italian, 20-vjeçari tregoi se synimi i Romës është të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa theksoi se tani ndihet 100% të formës fizike pasi ka kaluar ‘COVID’-in.

“Humbëm sepse na mungoi përqendrimi për shkak se e kishim siguruar kualifikimin si të parët në grup”.

“Duhet të punojmë në këtë aspekt, sepse gjërat të tilla nuk duhet të ndodhin. Të shkojmë përpara”, tha Kumbulla.

20-vjeçari ka thënë se objektivi i klubit të tij është të fitojnë këtë garë, pasi duan të fitojnë ndaj secilit kundërshtar.

“Do të tentojmë fitojmë ndaj çdo skuadre, kushdo qofshin. Synimi jonë në Ligën e Evropës është të shkojmë sa më larg. Ky kompeticion është i vështirë sepse ka shumë faza”, tha Kumbulla.

Krejt në fund mbrojtësi shqiptar deklaroi se tani është mirë pasi ka kaluar sivdën me Covid-19.

“Tani ndihem akoma më mirë. Luajta 90 minuta kundër Sasuolos dhe 45 minuta sot me CSKA-në. Mendoj se 100% mirë”, deklaroi Kumbulla pas ndeshjes së djeshme. /Telegrafi/