Telegrafi

Kumbulla flet pas lëndimit të rëndë që ia humb sezonin: Do të rikthehem edhe më i fortë

Marash Kumbulla është i pafat, pasi ka pësuar një tjetër lëdim dhe kësaj radhe më të rëndë.

Qendërmbrojtësi shqiptar u lëndua në derbin e Serie A mes Romës dhe Milan dhe do t’i mungojë skuadrës kryeqytetase për pjesën e mbetur të sezonit.

Përveç që nuk do të luaj më me Romën këtë edicion, Kumbulla ka humbur edhe dy sfidat e muajit qershor me Shqipërinë atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Lexo po ashtu Përfundon para kohe sezoni për Marash Kumbullën - mbrojtësi shqiptar ka pësuar lëndim të rëndë kundër Milanit

Reprezentuesi shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku thekson se do të rikthehet më i fortë se më parë.

“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar”.

“Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma”, ka shkruar Kumbulla.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje me Romën ku ka edhe një gol të shënuar. /Telegrafi/