Marash Kumbulla ka bërë një debutim ëndrrash në Ligën e Evropës, pasi në ndeshjen e parë jashtë Italisë arrin të shënojë gol.
Ky ishte edhe goli i parë me fanellën e Romës për mbrojtësin shqiptar që i dha tri pikët e para skuadrës italiane në Evropë këtë sezon.
Në një intervistë për Sky Sport pas përfundimit të ndeshjes, Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit.
https://www.youtube.com/watch?v=n8u_tgt8XPA&ab_channel=ItsDRichi
“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal”.
“Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse”.
“A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Kumbulla. /Telegrafi/