Site icon Telegrafi

Kulusevski dhe Svanberg janë rikuperuar nga COVID-19, Suedia i ka gati për ndeshjen e ardhshme

Mesfushorët e Suedisë, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg janë rikuperuar nga COVID-19 dhe janë kthyer në stërvitje sot.

Të dy lojtarët kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 disa ditë para fillimit të Euro 2020 dhe humbën ndeshjen e parë kundër Spanjës.

Ata tani janë shëruar nga COVID-1 dhe ekipi kombëtar i Suedisë postoi një fotografi të futbollistit të Juventusit duke buzëqeshur para seancës së sotme stërvitore.

“Gjejeni se kush është kthyer?”, ka shkruar Federata e Suedisë në Instagram.

 

Të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Suedisë kundër Sllovakisë të premten.

Kulusevski luan te Juventus, ndërsa Svanberg luan te Bologba,

Suedia mori një pikë kundër Spanjës në ndeshjen e tyre debutuese të Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version