Site icon Telegrafi

“Kultura, gjithmonë prioriteti ynë” – Shfaqja e teatrit të Mitrovicës merr pjesë në festivalin e Egjiptit

Shfaqja "Një vrasje e vogël aksidentale"

Shfaqja e teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, “Një vrasje e vogël aksidentale”, është duke marrë pjesë në festivalin e Egjiptit, “Sharm el Sheikh International Theater Festival for Youth”.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se sot, pas pak në skenën e festivalit pritet të fillojë kjo shfaqje, shkruan Telegrafi.

“Në mbrëmje, festivali do të kulmojë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kultura gjithmonë ka qenë dhe është prioritet i yni”, thuhet në njoftim.

Delegacioni nga qyteti i Mitrovicës

Tutje, ata janë shprehur krenarë që përfaqësojnë qytetin dhe shtetin në këtë ngjarje kulturore. /Telegrafi/

Exit mobile version