Telegrafi

Kulla spirale: Atraksioni i parë turistik ekologjikisht i qëndrueshëm në botë

Ekspertët e ndërtimit nga kompania KCI, Bosch Rexroth, Hillebrand dhe NorthernLight kanë punuar së bashku për të bërë këtë krijim të pazakontë të arkitekturës konceptuale

Ata pretendojnë se, duke kombinuar burime të ndryshme të ripërtëritshme të energjisë, do të përfaqësojë “atraksionin e parë turistik në botë me klimë-neutrale, transmeton Telegrafi.

Mulliri i erës është vendosur në krye të Kullës Spirale, e cila do të jetë e lartë 60 deri në 150 metra, ndërsa panelet diellore do të integrohen në fasadë së bashku me kopshtet vertikale.

Gjithashtu, kabinat, të cilat do të jenë nga 4 në 16, do të krijojnë energji shtesë kur kthehen në bazë.

Ekipi i disenjatorëve theksoi se gjeti frymëzimin për kullën në London Eye, pika më e madhe panoramike në botë, e vendosur në bregun jugor të Temzës.

Sidoqoftë, ekipi shkoi një hap më tej, duke shpikur një mënyrë për ta bërë Kullën Spirale të qëndrueshme për mjedisin dhe të pavarur nga energjia.

Duke kaluar si me magji në pjesën e sipërme dhe të pasme, konstruksioni inovativ lejon kabinat të rigjenerojnë energjinë siç bëjnë makinat elektrike.

Një kabinë do të ketë një kapacitet për 12 persona dhe gjithë udhëtimi pritet të zgjasë nga 3 deri në 10 minuta.

“Përmes dritares së kabinës, vizitorët mund të marrin njohuri për vendet që do të vizitohen në qytet, atraksionet historike dhe destinacione të tjera interesante”, sqarin Peter Slavenburg, CEO i NorthernLight.

E njëjta kompani, së bashku me bashkëpunëtorët, aktualisht po kërkojnë sponsorë për ta bërë projektin realitet. NorthernLight pretendon se Kulla Spirale mund të tërheqë midis 500,000 dhe një milion vizitorë në vit.

135 metra e lartë, London Eye është aktualisht qendra më e njohur turistike në Mbretërinë e Bashkuar, duke tërhequr tre milion vizitorë në vit. Në gusht 2016, kulla i British Airways i360 u hap në Brighton, Angli, e cila arrin një lartësi deri në 162 metra.

Si do të duket Kulla Spirale me të gjithë elementët shoqërues, shihni në videon më poshtë.

/Telegrafi/