Qytetit të Deçanit i është shtuar edhe një aset kulturor duke e pasururar edhe më shumë trashëgiminë e këtij vendi.
Bëhet fjalë për kullën e Zymer Himës e cila është shndërruar në muze me emrin Muzeu Etnologjik.
Ky monument i përket trashëgimisë kulturore dhe gjindet në qytetin e Deçanit, është monument i kategorisë “Arkitekturor”.
Kulla është ndërtuar në shek. XVIII nga familja Mushkolaj, objekti është tre kate dhe i takon stilit të kullave me dyshekllëk të drurit.
Në përdhesen e saj gjindet një ambient i hapur tërësisht, ndërsa një katë më sipër ndodhet dhoma për familjen dhe në të fundit është e vendosur oda e burrave së bashku me divanhane.
Kjo kullë sikurse kullat tjera në Deçan është dëmtuar gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, ndërsa restaurimi i saj ka ndodhur gjatë vitit 2009. /Telegrafi/