Site icon Telegrafi

Kulla e Gegajve në Istog po i nënshtrohet restaurimit për të ruajtur trashëgiminë kulturore

Kulla Gegaj Istog/ Foto nga Ilir Ferati, facebook

Në Istog, Kulla e Gegajve, një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë historike dhe kulturore, po i nënshtrohet restaurimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Istogut ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook për investimin e kësaj kulle nga MKRS-ja.

Kryetari Ferati te Kulla Gegaj/ Foto nga Ilir Ferati, facebook

“Tashmë Kulla e Gegajve po i nënshtrohet restaurimit nga MKRS-ja për të ruajtur trashëgiminë tonë dhe për t’i dhënë jetë të re këtij monumenti unik. Historia nuk duhet të mbetet vetëm kujtim, por jetë e burim frymëzimi për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Ferati transmeton Telegrafi.

Ky projekt pritet të ruajë dhe të promovojë vlerat historike të kësaj kulle, duke e shndërruar atë në një simbol të gjallë të identitetit kulturor të rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version