Telegrafi

Kulla e Eifelit i përgjigjet Ibrahimovicit

Kulla e Eifelit i’u ka përgjigjur sot Ibrahimovicit pasi ky i fundit dha një deklaratë interesante pak ditë më parë.

Ibra u shpreh se do të qëndroj te PSG nëse Kulla e Eifelit zëvendësohet me një statujë të tij.

”Më pëlqen shakaja jote, Zlatan. Pamja e Parisit është shumë më e mirë nga këtu, por unë jam Kulla”, ishte reagimi i zyrtarëve të objektit të famshëm francez.

Ndërkohë, sulmuesi suedez gjatë fundjavës është shpallur kampioni i Francës me skuadrën e PSG-së. /Telegrafi/