Kukësi e ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra shqiptare ka arritur që pas dy ndeshjeve ta eliminojë Vallettan.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Shqipëri përfundoi pa gola, ndërsa sfida kthyese në Maltë u mbyll me rezultat 1-1. Në këtë mënyrë, Kukësi vazhdon në fazën tjetër falë golit si mysafir.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat u shënuan në gjysmën e dytë. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Santiago Malano (65’).
Mirëpo, rezultati u barazua në minutën e 84 me golin e Irakli Dzarias që mjaftoi për kualifikimin e Kukësit.
Në minutat e fundit të takimit, skuadra shqiptare luajti me një lojtar më pak, pasi Vangjel Zguro u përjashtua me dy kartonë të verdhë (87’).
Në raundin tjetër, Kukësi do të luajë kundër Olimpija Ljubljana ose Qarabag. /Telegrafi/