Site icon Telegrafi

Kukësi pëson nga Qarabagu dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Qarabagu dhe Kukësi (Foto: Twitter/Qarabag FK)

Kukësi ka pësuar me rezultat 3-0 në ndeshjen e kthyese ndaj Qarabagut në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare luajti pa gola në përballjen e parë në terren vendas, ashtu që eliminohet me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 pas takimit të dytë.

Në pjesën e parë të sfidës së zhvilluar në Stadiumin Republikan “Tofiq Bahramovu, u akordua penallti në favor të vendasve, të cilën e konvertoi në gol Dani Quintana (24′).

Lexo po ashtu Lajmet për KF Kukësin

Kukësi mbeti me një futbollist më pak në gjysmën e dytë, pasi Albi Alla u përjashtua me karton të kuq (52′).

Nikoqirët e dyfishuan rezultatin me një tjetër gol të Dani Quintanas (57′) të realizuar nga pika e bardhë. Rezultatin përfundimtar e vendosi Dzon Delarge, i cili e shënoi golin e tretë në minutën e 89-të.

Kampioni i Azerbajxhanit, ku luan edhe Ansi Agolli, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të luajë kundër BATE Borisovit.

Ndërkaq, Kukësi do t’i vazhdojë garat në raundin e tretë kualifikues të Europa League, ku do të përballet ose me Torpedo Kutaisi ose me Vikingurin. /Telegrafi/

Exit mobile version