Kukësi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-2 nga Torpedo Kutaisi në Gjeorgji.
Ndeshja që u zhvillua në një lokacion neutral në stadiumin Mikheil Meskhi në Tbilisi, e pa klubin shqiptar pa gjasa qysh pas pjesës së parë.
Vetëm pas dy minutazh Kukhianidze shënoi për 1-0 para se po i njëjti lojtar në minutën e 15-të të shënonte për 2-0.
Harba (22’) ngushtoi për Kukësin në 2-1, por dy gola të shpejtë të vendasve (28’) dhe (31’) nga Marin dhe Kimadze bënë që rezultati pas pjesës së parë të jetë 4-1.
Kapanadze shënoi për 5-1 në minutën e 86-të para se Plaku në minutën e 88-të të realizonte për 5-2.
Kukësi zhvillon ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Europa League pas një jave në Shqipëri, ku ka shumë pak gjasa për t’u kualifikuar, pasi i duhet një fitore e thellë me rezultat 3-0. /Telegrafi/