Site icon Telegrafi

Kukësi kërkon mrekullinë ndaj Torpedos, trajneri Cungu beson në rikthim

Mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, nënkampionët e Shqipërisë të Kukësit do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës gjeorgjiane të Torpedos së Kutaisit.

Në takimin e parë në Tbilis, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu u mund me shifrat 5-2.

Trajneri shkodran beson se ka ende mundësi për të fituar këtë ndeshje të sotme.

“Mund të përmbysim çdo rezultat. Kundërshtari ka gjithashtu dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur edhe këtë rival”.

“Kështu që natyrshëm na lind e drejta legjitime që ta provojmë përmbysjen”.

“Për këtë nuk është kurrë vonë, e njëkohësisht nuk mund të na ndalë askush ta tentojmë. Shpresojmë, pse jo ta bëjmë këtë mrekulli”, tha Armando Cungu, trajner i Kukësit.

Ndeshja e mbrëmjes është e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Evropës. /Top Channel/

Exit mobile version